English (United Kingdom)Albanian-AL

Collaku Group

Sunday, September 05, 2010

About Us

Në 8 Mars 1994, Z.Emin ÇOLLAKU do të themelonte “Çollaku” sh.p.k. Një kompani që gjatë viteve do të njihte një lulëzim dhe zhvillim falë punës së pandërprerë, angazhimit dhe përkushtimit të themeluesit dhe drejtuesit të saj,duke u bërë një nga Kompanitë më të sukseshme në tregun rajonal.

Fillimisht aktiviteti kryesor I kësaj Kompanie ishte transporti I mallrave të ndryshëm nga porti I Durrësit drejt destinacioneve brenda dhe jashtë Shqipërisë.Më pas aktiviteti do të zgjerohej me tregtimin , riparimin e mjeteve bujqësore dhe aksesorëve të tyre, udhëhequr nga domosdoshmëria e tregut për mjete bujqësore dhe aksesorë.

Privatizimi I Ish SMT në qytetin e Peqinit do të ishte një hap përpara drejt zgjerimit të Kompanisë në fushën e pasurive të paluajtëshme.Kjo ndërrmarje do të shërbente si bazë e tregtimit dhe riparimit të mjeteve bujqësore.

Viti I trazirave sociale në Shqipëri (1997) do të shënonte për firmën një periudhë ngrirje. Në vitin 1999 “Çollaku” sh.p.k do ti rikthehej aktivitetit të mëparshëm më të motivuar se kurrë për arritjen e objektivave tregtarë.Ky angazhim dhe motivim do të konkretizohej me investimin prej 200.000 USD në pikën e shtijes së karburantit në portin e Durrësit.Një pikë shërbimi për të gjithë vëllezërit Kosovarë që tranzitonin nga Shqipëria për në Kosovë.

Më tej “Çollaku” sh.p.k do të njohë zgjerimin në privatizimin e Kompanisë Euromag 2000 sh.a me vlerë asetesh 400.000 USD, prej të cilave “Çollaku” sh.p.k disponon 51% të aksioneve. Vala e ndryshimeve ekonomike në shqipëri, dhe tendenca e tregut shqiptarë do të frymëzonte Z. Emin ÇOLLAKU në ndryshimin e kursit të kompanisë, nga një kompani me zhvillim në tregun e brendshëm kryesisht, në një kompani me synime të qarta drejt zhvillimit dhe bashkëpunimit tregtar me partner seriozë Europianë dhe Ballkanas.

Ky orientim drejt tregut u kokretizua me krijimin e “Adria Shipping & Forwarding Agency”. “Adria Shipping Agency” është axhent I përgjithshëm I Kompanisë Marlines S.A me qëndër ne Pireaus Greqi, me të drejtë eksluzive përfaqësimi të kësaj Kompanie në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni. Gjatë vitit 2004 “Çollaku” sh.p.k do të zgjeronte investimet e saj në qëndrën tregatre Flag Ship Center, duke u bërë kështu ndër aksionerët kryesorë në krijimin e një shërbimi multifunksional për qytetin e Durrësit, ku përfshihen Zyra, Dyqane veshjesh, Bare, Elektroshtëpiake, etj.

Së fundmi “Çollaku” sh.p.k ka shtrirë aktivitetin në importimin dhe eskluzivitetin e kafesë “Cavaliere Caffe” me qëndër në Bari ITALI një grup shumë I fuqishëm I prodhimit dhe tregtimit të kafesë në mbi 25 vënde të botës. Gjatë viteve 1994-2010 tashmë “Çollaku Group” ka ditur të zhvillohet në gamën e aktiviteteve tregtare, ku siç e përmendëm më sipër përfshin : Import-Eksport, Transport Magazinim Mallrash, Pasuri të paluatëshme, Agjensi Detare, Bare, Importim Kafeje. Çollaku Group synon të vazhdojë më tej në punën e saj, duke qënë si gjithmonë në kërkim të rritjes së performancës,dhe është e hapur për bashkëpunim me partnerë seriozë që dëshirojnë të investojnë në tregun Shqiptar.

Weather in Albania

75°
24°
°F | °C
Clear
Humidity: 73%