English (United Kingdom)Albanian-AL

Collaku Group

Sunday, September 05, 2010

Shipping Agency

Agjensia Adria Shipping shpk është themeluar në mars të vitit 2003 me ortak të vetëm Z.Emin Çollaku. Në këtë vit agjensia detare Adria Shipping & Forwarding Agency u emërua AGJENT GJENERAL I kompanisë detare Marlines Ferries S.A, me të drejtë eskluzive përfaqësimi në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoni.

Suksesi i kësaj agjensie dhe bashkëpunimi me Marlines S.A u konstatuan që në vitin e parë të aktivitetit, duke u bërë një faktor dominues në treg. Bashkëpunimi me Agjensinë PierPaolo Santelia në Bari Itali, bashkëpunimi me rreth 70 nënagjensi të pozicionuara në qytetet kryesore të Shqipërisë, si dhe në Prishtinë, Shkup, Tetovë, Gostivar konfirmuan në vite suksesin e kësaj agjensie.

Tragetet e menaxhuara nga Adria Shipping ishin të vetmet që arrinin kapacitet maksimal për më shumë se 60 ditë në vit, kjo për agjensitë konkurente ishte e paarritshme. Adria Shipping, gjatë ofrimit të shërbimit ka synuar të krijojë një marëdhënie bashkëpunimi me klientin dhe ti ofrohet një asistencë e menjëhershme dhe e kualifikuar pasagjerit, duke u shndëruar për udhëtarët një nga Agjensitë më të preferuara në përfitimin e shërbimit.

Për periudhen 2003- 2008 Adria Shipping ka përpunuar rreth 300.000 pasagjerë dhe më shumë se 50.000 automjete vetem me tragetin “Duchess M” në linjën Durrës - Bari - Durrës. Marëdhëniet e shkëlqyera me Autoritetin Portual Durrës, Kapitenerinë e Portit, Policinë Kufitare, Doganën, si dhe agjensitë e tjera të ofrimit të shërbimeve, në gjithë këto vite punë kanë bërë që Adria Shipping të jetë “Agjent I Preferuar” në Portin e Durrësit dhe të Barit Itali.

Shërbimet që ofrojmë:

  • Agjensi detare për të gjitha llojet e ro/ro, ro/ro passenger ships,crociera,anije mallrash.
  • Shërbim shipshander ,ku përfshihen shërbim furnizim me të gjithë gamën ushqimore.
  • Shërbim bunkering ku ofrojmë furnizim anijesh me karburante dhe lubrifikantë si dhe paisje detare të domosdoshme për lundrim.
  • Ekuipazhim , shërbim për paisjen e anijeve me ekuipazh të specializuar.
  • Shërbim transporti dhe organizim guidash turistike në shqipëri për grupe turistike.

Ku ndodhemi:

  • Durrës
  • Tiranë
  • Shkodër
  • Lezhë
  • Elbasan
  • Kavajë

Adria Shipping falë korrektesës, bashkëpunimit reciprok me partnerët është e hapur të bashkëpunojë dhe të ofrojë shërbime për të gjitha kompanitë Armatore që dëshirojnë të shtrijnë bisnesin e tyre në tregun shqiptar.

Weather in Albania

75°
24°
°F | °C
Clear
Humidity: 73%